Namazi i radhës: Imsaku në 05:05 ·

إِنَّ الدِّينَ عِندَ اللَّهِ الْإِسْلَامُ

Feja e vërtetë tek Allahu është Islami

Rregulla rreth emrave dhe cilesive te Allahut (1)

Rregulla të rëndësishme rreth emrave dhe
cilësive të Allahut të Madhëruar

??? ???? ?????? ??????
Rregulli i parë: Nga rregullat e cilësive të Allahut është pohimi i
gjithçkaje që Allahu ka pohuaRregulli ir për Veten e Tij në Librin e Tij, ose që i ka parë
Pohpohuar për Të i Dërguari i Tij imi i gjithçkaje që Allahu ka pohuar për Veten e Tij në Librin e Tij, ose që ?, apo shokët e tij ??? ???? ????, pa e ka pohuar për Të i Dërguari i Tij shtrembërim dhe pa mohim, pa i përshkruar mënyrën dhe pa i?, apo shokët e tij ??? ???? ????, pa shtrembërim dhe pa mohim, pa i përshkruar mpërngjasuar me krijesat.ënyrën dhe pa i përngjasuar me krijesat.

Allahu i Lartësuar e njeh më së miri Veten e Tij, më shumë se kushdo tjetër. I Dërguari i Tij ? është krijesa që e njeh më së miri Zotin e tij, ndërsa pas tij vijnë shokët e tij ??? ???? ????.
Allahu i Lartësuar ka thënë:
?????? ?????????? ?????? ?????? ?????????? ??????? ??
“Asgjë nuk është si Ai. Ai është Dëgjuesi, Shikuesi.” [Esh-Shura: 11]
Allahu i Madhëruar ka thënë:
? ?
????? ?????????? ?????? ???????????? ????? ?????? ???????? ?????????? ??? ???????????
“Prandaj, mos i përshkruani Allahut shembuj! Vërtet, Allahu di, ndërsa ju nuk dini.” [En-Nahl: 74]
Ibn Xheriri ka thënë: “Fjala e Allahut: ?
????? ?????????? ?????? ????????????
‘Prandaj, mos i përshkruani Allahut shembuj!’ [En-Nahl: 74], do të thotë: Mos i paraqitni Allahut shembuj dhe mos i përngjasoni Atij asgjë, sepse Ai nuk ka të barabartë dhe as të ngjashëm.”1
El-Begaviu ka thënë: “Fjala e Allahut: ?
????? ?????????? ?????? ????????????
‘Prandaj, mos i përshkruani Allahut shembuj!’ do të thotë: mos i përshkruani të ngjashëm, duke e përngjasuar Atë me krijesat e Tij dhe duke i caktuar ortakë, sepse Ai është Një dhe nuk ka të barabartë.”2
Malik ibn Enesi ka thënë: “Ruajuni nga bidatet!” I thanë: “Çfarë janë bidatet?” Ai tha: “Pasuesit e bidateve janë ata që flasin për emrat e Allahut, cilësitë e Tij, fjalën e Tij, dijen e Tij dhe fuqinë e Tij, dhe nuk heshtin për ato çështje për të cilat kanë heshtur sahabët dhe tabiinët që i pasuan ata me mirësi.”3
Transmetohet nga Xhafer ibn Abdullahu se një burrë erdhi te Malik ibn Enesi dhe i tha: “O Ebu Abdullah!
??????????? ????? ????????? ????????
“ I Gjithëmëshirshmi mbi Arsh u ngrit.” [Ta-Ha: 5] Si u ngrit?”
Xhaferi tha: “Nuk e kam parë Malikun të zemërohej për asgjë aq shumë sa u zemërua nga kjo fjalë. Atë e mbuloi djersa.” Ai tha: “Të pranishmit ulën kokat dhe filluan të prisnin se çfarë do të thoshte ai për këtë çështje.”
Pastaj Maliku u qetësua dhe tha: “Mënyra se si është kjo është e pakapshme për mendjen; ngritja e Tij është e njohur; besimi në të është detyrim, ndërsa pyetja për të është bidat. Kam frikë se ti je i humbur.”
Pastaj urdhëroi që ai të nxirrej jashtë.4

(305 /14) ?????: ))????? ??? ????(( 1
.(88 /3) ?????: ))????? ??????(( 2
.(4/114) ?????: ))?? ??????(( ?????? 3 .(441 /3) ?????: ))??? ???? ?????? ??? ????? ????????(( ???????? 4
El-Uelid ibn Muslim ka thënë: “E pyeta Sufjanin, El-Euzaiun, Malik ibn Enesin dhe El-Lejthin ibn Sa‘din për këto hadithe, e ata thanë: ‘I përcjellim ashtu siç kanë ardhur.’”5
Esh-Shafiu ka thënë: “Besova në Allahun dhe në atë që ka ardhur nga Allahu, sipas asaj që ka pasur për qëllim Allahu. Dhe besova në të Dërguarin e Allahut dhe në atë që ka ardhur nga i Dërguari i Allahut, sipas asaj që ka pasur për qëllim i Dërguari i Allahut.”6
Nu‘ajm ibn Hamad El-Huza‘i ka thënë: “Kush e përngjason Allahun me krijesat e Tij, ka bërë kufër. Kush mohon atë me të cilën Allahu e ka përshkruar Veten e Tij, ka bërë kufër. Ajo me të cilën Allahu e ka përshkruar Veten e Tij nuk është përngjasim.”7
Abdurrahman ibn El-Kasimi ka thënë: “Askush nuk duhet ta cilësojë Allahun, përveçse me atë me të cilën Ai e ka cilësuar Veten e Tij në Kuran. Askush nuk duhet t’i përngjasojë Duart e Tij me asgjë, e as Fytyrën e Tij me asgjë, por duhet të thotë: Ai ka dy Duar, ashtu siç e ka cilësuar Veten e Tij në Kuran, dhe ka Fytyrë, ashtu siç e ka cilësuar Veten e Tij. Njeriu duhet të ndalet te ajo me të cilën Allahu e ka cilësuar Veten e Tij në Libër, sepse Ai, i Bekuar dhe i Lartësuar qoftë, nuk ka të barabartë dhe as të ngjashëm. Ai është Allahu, nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Tij, ashtu siç e ka cilësuar Veten e Tij.
Duart e Tij janë të shtrira, ashtu siç i ka cilësuar ato në fjalën e Tij:
??????????? ???????? ?????????? ?????? ???????????? ?????????????? ???????????? ???????????
“Tërë toka do të jetë në grushtin e Tij Ditën e Kiametit, ndërsa qiejt do të jenë të mbështjellë në të djathtën e Tij.” [Ez-Zumer: 67]
Kështu e ka cilësuar Ai Veten e Tij.”8
Ibn Huzejme ka thënë: “Transmetimet lidhur me cilësitë e Allahut janë në përputhje me Librin e Allahut të Lartësuar. Brezat e mëvonshëm i kanë përcjellë ato nga brezat e mëparshëm, brez pas brezi, që nga koha e sahabëve dhe tabiinëve e deri në kohën tonë, duke i pohuar si cilësi të Allahut të Lartësuar, duke

.(259 /1) ?????: ))?????(( ???? ??? ?? ?????? 5
.?????: ))???? ????????(( ???? ????? )?: 7( 6
.?????: ))???????? ?? ????????(( ??????? )?: 217( 7
.(?????: ))???? ?????(( ???? ??? ????? )?: 75 (( 8
e njohur Atë, duke besuar në Të dhe duke iu nënshtruar asaj që Allahu i Lartësuar ka njoftuar në Shpalljen e Tij dhe asaj që i Dërguari i Tij ? ka përcjellë nga Libri i Tij, duke shmangur interpretimin e shtrembëruar dhe mohimin, si dhe duke lënë mënjanë përngjasimin dhe përshkrimin e mënyrës.”9
El-Kelabadhiju ka thënë: “Ata kanë rënë dakord se Allahu ka cilësi të mirëfillta, me të cilat Ai është i cilësuar, si: dija, fuqia, forca, krenaria, butësia, urtësia, madhështia, pushteti absolut, pafillimësia, jeta, vullneti, dëshira dhe të folurit… Gjithashtu, Ai ka dëgjim, shikim, Fytyrë dhe Dorë në kuptimin e vërtetë, por jo si dëgjimet, shikimet, duart dhe fytyrat e krijesave.”10
Ibn Abdul-Berri ka thënë: “Pasuesit e Sunetit janë të njëzëshëm në pohimin e të gjitha cilësive të përmendura në Kuran dhe Sunet, në besimin në to dhe në kuptimin e tyre sipas kuptimit të mirëfilltë, jo në kuptimin figurativ. Megjithatë, ata nuk përcaktojnë mënyrën se si janë ato dhe nuk u caktojnë ndonjë cilësim të kufizuar.
Sa për pasuesit e bidateve, xhehmijtë, mu‘tezilitë dhe havarixhët, të gjithë i mohojnë këto cilësi dhe asnjërën prej tyre nuk e marrin në kuptimin e vërtetë. Ata pretendojnë se kush i pohon këto cilësi është përngjasues i Allahut me krijesat. Ndërsa, sipas atyre që i pohojnë këto cilësi, këta janë mohues të Zotit që adhurohet. E vërteta qëndron në atë që thonë ata të cilët i përmbahen asaj që shprehin Libri i Allahut dhe Suneti i të Dërguarit të Tij. Këta janë imamët e bashkësisë muslimane. Falënderimi i takon Allahut!”11
Ibn Tejmije ka thënë: “Medhhebi i selefëve është se ata e cilësojnë Allahun me atë që Ai e ka cilësuar Veten e Tij dhe me atë që e ka cilësuar i Dërguari i Tij, pa shtrembërim dhe pa mohim, pa përshkrim të mënyrës dhe pa përngjasim. Ata nuk i mohojnë cilësitë që Allahu ia ka pohuar Vetes së Tij dhe as nuk i përngjasojnë cilësitë e Tij me cilësitë e krijesave. Ai që i mohon ato është mohues i cilësive, ndërsa mohuesi i cilësive adhuron hiçin. Ai që bën përngjasim është përngjasues, ndërsa përngjasuesi adhuron një idhull.

.?????: ))?? ???????(( ???? ????? )?: 18( 9
.?????: ))?????? ????? ??? ??????(( )?: 35( 10 .(145 /7) ?????: ))???????(( 11
Medhhebi i selefëve është pohimi pa përngjasim dhe lartësimi i Allahut nga çdo mangësi pa mohim të cilësive, ashtu siç ka thënë Allahu i Lartësuar:
?????? ?????????? ??????
‘Asgjë nuk është si Ai.’ Kjo është kundërpërgjigje ndaj atyre që e përngjasojnë Allahun me krijesat. Ndërsa fjala e Tij:
?????? ?????????? ??????? ??
‘Ai është Dëgjuesi, Shikuesi’, është kundërpërgjigje ndaj atyre që i mohojnë cilësitë.”12
Ai gjithashtu ka thënë:
“Përmbledhja e qëndrimit lidhur me pohimin e cilësive është pasimi i asaj në të cilën kanë qenë selefët e këtij umeti dhe imamët e tij. Kjo do të thotë që Allahu të përshkruhet me atë me të cilën Ai e ka përshkruar Veten e Tij dhe me atë me të cilën e ka përshkruar i Dërguari i Tij, duke e ruajtur këtë nga shtrembërimi, përngjasimi, përshkrimi i mënyrës dhe mohimi i cilësive.
Allahu nuk ka asgjë të ngjashme me Të, as në Qenien e Tij, as në cilësitë e Tij dhe as në veprat e Tij. Kush i mohon cilësitë e Tij është mohues i tyre, ndërsa kush i përngjason cilësitë e Tij me cilësitë e krijesave është përngjasues. Detyra është që cilësitë të pohohen, duke mohuar ngjashmërinë e tyre me cilësitë e krijesave: pohim pa përngjasim dhe lartësim i Allahut nga çdo mangësi pa mohim të cilësive.
Ashtu siç ka thënë Allahu i Lartësuar:
?????? ?????????? ??????
‘Asgjë nuk është si Ai.’ Kjo është kundërpërgjigje ndaj atyre që i përngjasojnë Allahun me krijesat. Ndërsa fjala e Tij:
?????? ?????????? ??????? ??
‘Ai është Dëgjuesi, Shikuesi’ [Esh-Shura: 11], është kundërpërgjigje ndaj atyre që i mohojnë cilësitë. Kështu, ai që e përngjason Allahun me krijesat adhuron një idhull, ndërsa ai që i mohon cilësitë e Tij adhuron hiçin.”13

.(432 /8) ?????: ))????? ???????(( 12
.(6/515) ?????: ))????? ???????(( 13
Ai ka thënë: “Megjithatë, Ai i Lartësuar nuk ka asgjë të ngjashme me Të, as në Qenien e Tij të Shenjtë, të përmendur me emrat dhe cilësitë e Tij, dhe as në veprat e Tij. Ashtu siç jemi të bindur se Allahu i Lartësuar ka Qenie të mirëfilltë dhe vepra të mirëfillta, po ashtu Ai ka edhe cilësi të mirëfillta. Ai nuk ka asgjë të ngjashme me Të, as në Qenien e Tij, as në cilësitë e Tij dhe as në veprat e Tij.
Çdo gjë që nënkupton mangësi ose krijim pas mosekzistencës, Allahu është vërtet i pastër dhe i lartësuar prej saj, sepse Ai, i Lartësuari, e meriton përsosmërinë, përtej së cilës nuk ka asnjë shkallë tjetër…
Medhhebi i selefëve qëndron ndërmjet mohimit të cilësive dhe përngjasimit të tyre me krijesat. Ata nuk i përngjasojnë cilësitë e Allahut me cilësitë e krijesave, ashtu siç nuk e përngjasojnë Qenien e Tij me qeniet e krijesave. Po ashtu, ata nuk mohojnë asgjë me të cilën Allahu e ka cilësuar Veten e Tij ose me të cilën e ka cilësuar i Dërguari i Tij ?, duke i mohuar kështu emrat e Tij më të bukur dhe cilësitë e Tij më të larta, duke i shtrembëruar fjalët nga vendi i tyre dhe duke devijuar në lidhje me emrat dhe cilësitë e Allahut.”14 Ibn El-Kajjimi ka thënë:
“ Sahabët kanë pasur mospajtime në shumë çështje të dispozitave fetare, ndonëse ata janë prijësit e besimtarëve dhe njerëzit me besimin më të plotë në këtë umet. Mirëpo, falënderimi i takon Allahut, ata nuk kanë pasur mospajtime në asnjë çështje të vetme që lidhet me emrat, cilësitë dhe veprat e Allahut.
Përkundrazi, të gjithë ata, nga i pari deri te i fundit, kanë qenë të një mendimi në pohimin e asaj që shprehin Kurani dhe Suneti. Ata nuk i kanë interpretuar këto tekste në mënyrë të shtrembëruar, nuk i kanë ndryshuar nga kuptimet e tyre, nuk kanë tentuar të zhvlerësojnë asgjë prej tyre dhe as nuk kanë sjellë shembuj për to. Ata nuk kanë kundërshtuar asgjë prej teksteve të tyre, as në fillim dhe as në fund.
Askush prej tyre nuk ka thënë se këto tekste duhet të largohen nga kuptimet e tyre të mirëfillta dhe të interpretohen në kuptim figurativ. Përkundrazi, ata i kanë pranuar me bindje dhe nënshtrim, duke iu qasur me besim dhe madhërim. Ata e kanë trajtuar të gjithë këtë çështje në të njëjtën mënyrë dhe i kanë ndjekur të njëjtat parime.

.?????: ))?????? ??????? ??????(( )?: 266( 14
Ata nuk kanë vepruar si pasuesit e dëshirave dhe bidateve, të cilët i kanë ndarë këto tekste në pjesë, duke pranuar disa prej tyre dhe duke mohuar të tjerat, pa ndonjë dallim të qartë që ta arsyetojë këtë ndarje, ndonëse ajo që i detyron të mohojnë disa prej tyre është po ajo që i detyron të pranojnë dhe të pohojnë të tjerat.”15
Ibn ebi El-Izzi ka thënë:
“Pasuesit e Sunetit janë të njëzëshëm se Allahu nuk ka asgjë të ngjashme me Të, as në Qenien e Tij, as në cilësitë e Tij dhe as në veprat e Tij…..veçoritë e Zotit të Lartësuar nuk mund t’i atribuohen asnjë krijese dhe se asnjë krijesë nuk i ngjan Atij në asnjë prej cilësive të Tij.
?????? ????????? ??????
‘Asgjë nuk është si Ai’ [Esh-Shura: 11] është kundërpërgjigje ndaj atyre që e përngjasojnë Allahun me krijesat dhe i bëjnë cilësitë e Tij të ngjashme me të tyret.
Ndërsa fjala e Tij:
?????? ?????????? ??????? ??
‘Ai është Dëgjuesi, Shikuesi’ [Esh-Shura: 11] është kundërpërgjigje ndaj atyre që i mohojnë cilësitë e Allahut.
Kush i bën cilësitë e Krijuesit të ngjashme me cilësitë e krijesave, ai është përngjasuesi i devijuar dhe i qortuar. Ndërsa kush i bën cilësitë e krijesave të ngjashme me cilësitë e Krijuesit, ai është i ngjashëm me të krishterët në kufrin e tyre.”16
Es-Sefarini ka thënë: “E sakta është të pohohet ajo që Allahu ka pohuar për Veten e Tij dhe me të cilën e ka cilësuar i Dërguari i Tij, sipas asaj që ka ardhur në tekste, pa shtrembërim dhe pa mohim. Ky është pohimi i ekzistencës së cilësive, pa përcaktuar mënyrën e tyre.”17
Abdurrahman ibn Hasan Al esh-Shejh, pasi përmendi pohimin e lartësisë së
Allahut të Lartësuar dhe istiua-së së Tij mbi Arsh, si dhe argumentet për këtë, tha: “Ky është medhhebi i selefëve të këtij umeti, i imamëve të tij dhe i atyre që i

.(2/91) ?????: ))????? ????????(( 15
.(57 /1) ?????: ))??? ????????(( 16 .(232 /1) ?????: ))????? ??????? ??????(( 17
pasuan prej pasuesve të Sunetit dhe Xhematit: ata pohojnë për Allahun atë që Ai ka pohuar për Veten e Tij dhe atë që i ka pohuar i Dërguari i Allahut ?, prej cilësive të Tij të përsosura dhe cilësive të madhështisë së Tij, në mënyrën që i përshtatet madhështisë dhe lartësisë së Allahut. Ata i pohojnë ato pa përngjasim dhe e pastrojnë Allahun nga çdo e metë pa mohuar cilësitë e Tij. Allahu është shumë i Lartësuar mbi atë që thonë ata që i shtrembërojnë tekstet dhe largohen nga e vërteta.”18
Es-Sa‘dij ka thënë:
?????? ??????? ?? ??????
“‘Asgjë nuk është si Ai’, domethënë: asnjë prej krijesave të Tij nuk i ngjan Atij dhe nuk është i barabartë me Të, as në Qenien e Tij, as në emrat e Tij, as në cilësitë e Tij dhe as në veprat e Tij. Kjo, sepse të gjithë emrat e Tij janë më të bukurit, cilësitë e Tij janë cilësi të përsosmërisë dhe madhështisë, ndërsa me veprat e Tij Ai ka krijuar krijesa madhështore, pa pasur asnjë ortak. Prandaj, asgjë nuk është si Ai, sepse Ai është i Vetëm dhe i Pashoq në përsosmërinë e Tij nga çdo aspekt.
Ai është Dëgjuesi i të gjithë zërave, pavarësisht dallimeve të gjuhëve dhe larmisë së nevojave. Ai është Shikuesi, i Cili e sheh lëvizjen e milingonës së zezë në natën e errët, mbi shkëmbin e fortë, pa ?arje, Ai sheh edhe përhapjen e ushqimit në gjymtyrët e kafshëve shumë të vogla dhe përhapjen e ujit në degët e holla.”
Ky ajet dhe ajete të ngjashme janë argument për medhhebin e pasuesve të Sunetit dhe Xhematit, të cilët pohojnë cilësitë e Allahut dhe mohojnë ngjashmërinë e Tij me krijesat. Në këtë ajet ka kundërpërgjigje ndaj atyre që e përngjasojnë Allahun me krijesat, në fjalën e Tij:
?????? ????????? ??????
“Asgjë nuk është si Ai”, si dhe ndaj atyre që i mohojnë cilësitë e Allahut, në fjalën e Tij:
?????? ?????????? ??????? ??
“Ai është Dëgjuesi, Shikuesi”.19

.(?????: ))?????? ?????? ?? ???? ????? ???????(( )?: 241 (( 18 .?????: ))????? ??????(( )?: 754( 19
Esh-Shenkiti ka thënë: “Kush mohon për Allahun një cilësi që Ai ia ka pohuar Vetes në Librin e Tij të Lartësuar, ose që ia ka pohuar i Dërguari i Tij ?, duke pretenduar se kjo cilësi nënkupton diçka që nuk i përshtatet Allahut të Madhërishëm e të Lartësuar, ai e ka konsideruar veten më të ditur se Allahu dhe i Dërguari i Tij për atë që i përshtatet Allahut të Madhërishëm e të Lartësuar! I Lartësuar qofsh, kjo është shpifje e madhe!
Kush beson se cilësitë e Allahut u ngjajnë cilësive të krijesave, ai është përngjasues, devijues dhe i humbur. Ndërsa kush ia pohon Allahut atë që Ai ia ka pohuar Vetes së Tij, ose atë që ia ka pohuar i Dërguari i Tij ?, duke e pastruar Allahun e Madhërishëm e të Lartësuar nga ngjashmëria me krijesat, ai është besimtar që bashkon besimin në cilësitë e përsosmërisë dhe madhështisë së Allahut me pastrimin e Tij nga ngjashmëria me krijesat. Ai është i shpëtuar nga rreziku i përngjasimit dhe i mohimit të cilësive.
Ajeti me të cilin Allahu e ka sqaruar këtë është fjala e Tij e Lartësuar:
?????? ?????????? ?????? ?????? ?????????? ??????? ??
‘Asgjë nuk është si Ai dhe Ai është Dëgjuesi, Shikuesi.’ [Esh-Shura: 11] Me fjalën e Tij:
?????? ????????? ??????
‘Asgjë nuk është si Ai’, Allahu i Madhërishëm e i Lartësuar e ka mohuar ngjashmërinë e Tij me krijesat e krijuara, ndërsa me fjalën e Tij:
?????? ?????????? ??????? ??
‘Ai është Dëgjuesi, Shikuesi’, ia ka pohuar Vetes cilësitë e përsosmërisë dhe madhështisë. Kështu, në këtë ajet fisnik, Ai e ka shprehur qartë mohimin e ngjashmërisë, duke pohuar njëkohësisht cilësitë e përsosmërisë dhe madhështisë.”20
Përngjasimi i Allahut me krijesat e Tij është shirk ndaj Allahut të Lartësuar, i cili nënkupton shtrembërimin e teksteve ose përgënjeshtrimin e tyre, si dhe cenimin

.(18 /2) ?????: ))????? ??????(( 20
e madhështisë së Allahut të Lartësuar duke e përngjasuar Atë me një krijesë të mangët.
Ibn Bazi ka thënë: “Pjesë e besimit në Allahun është gjithashtu besimi në emrat e
Tij më të bukur dhe cilësitë e Tij më të larta, të përmendura në Librin e Tij të Lartësuar dhe të vërtetuara nga i Dërguari i Tij besnik, pa shtrembërim dhe pa mohim, pa përcaktim të mënyrës dhe pa përngjasim. Përkundrazi, ato duhet të pranohen ashtu siç kanë ardhur, pa përcaktuar mënyrën e tyre, duke besuar në kuptimet madhështore që tregojnë, të cilat janë cilësi të Allahut të Madhërishëm e të Lartësuar, me të cilat duhet përshkruar Ai në mënyrën që i përshtatet Atij, pa e përngjasuar me krijesat e Tij në asnjë prej cilësive të Tij.
Allahu i Lartësuar ka thënë:
?????? ?????????? ?????? ?????? ?????????? ??????? ??
‘Asgjë nuk është si Ai dhe Ai është Dëgjuesi, Shikuesi.’ [Esh-Shura: 11]
Gjithashtu, i Madhërishmi dhe i Lartësuari ka thënë:
? ?
????? ?????????? ?????? ???????????? ????? ?????? ???????? ?????????? ??? ???????????
‘Prandaj, mos i bëni Allahut shembuj të ngjashëm! Vërtet, Allahu di, ndërsa ju nuk dini.’ [En-Nahl: 74]”21
Ibn Uthejmini ka thënë: “Selefët e devotshëm të brezave të parë të këtij umeti, të cilët përbëhen nga sahabët, që janë brezi më i mirë, nga tabi’inët që i pasuan ata me mirësi dhe nga imamët e udhëzimit pas tyre, ishin të njëzëshëm në pohimin e asaj që Allahu ka pohuar për Veten e Tij, ose që ia ka pohuar i Dërguari i Tij ?, prej emrave dhe cilësive, si dhe në pranimin e teksteve sipas kuptimit të tyre të dukshëm, në mënyrën që i përshtatet Allahut të Lartësuar, pa shtrembërim, pa mohim, pa përcaktim të mënyrës dhe pa përngjasim.
Ata janë brezi më i mirë, sipas dëshmisë së qartë të të Dërguarit ?, dhe konsensusi i tyre është argument detyrues, sepse këtë e kërkojnë Kurani dhe Suneti.”22

.?????: ))??????? ??????? ??? ??????(( )?: 6( 21 .?????: ))??????? ??????(( )?: 79( 22