Ai është Allahu, nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Tij. Atij i përkasin Emrat më të Bukur dhe Cilësitë më të Përsosura. Ai u ngrit mbi Arshin ashtu siç i takon Madhërisë së Tij. Atij nuk i fshihet asnjë bisedë e fshehtë. Ai e largon fatkeqësinë, ngushëllon zemrat e pikëlluara, zbret qetësinë në shpirtra. Ai është Ndihmësi dhe Mbrojtësi më i mirë. Ai e di atë që thuhet haptazi dhe atë që fshihet.
????????? ????????? ????????? ??? ??????????? ?????? ???? ? ?????????? ??? ??? ???????? ??????????? ? ????? ???????? ??? ???????? ?????? ??????????? ????? ??????? ??? ????????? ????????? ????? ?????? ????? ??????? ?????? ??? ??????? ????????
"Tek Ai janë çelësat e së fshehtës; ato nuk i di askush tjetër përveç Tij. Ai di ç'ka në tokë dhe në det. Nuk bie asnjë gjethe pa e ditur Ai, asnjë kokërr në errësirat e tokës, asgjë e njomë e as e thatë, veçse është e shënuar në Librin e Qartë." (El-En'am: 59)
Ai i përgjigjet atij që e thërret. E dëgjon të sëmurin dhe ankesën e tij. E di gjendjen e atij që është në hall dhe lutjen e fshehtë të tij. I vjen në ndihmë të dëshpëruarit kur ai thërret: "O Zoti im!"
Kur sprovat zbresin njëra pas tjetrës dhe fatkeqësitë rëndojnë mbi njeriun, zemra ngushtohet e sytë mbushen me lot. Mirëpo mjafton një çast para derës së Allahut, një lot në sexhden para Tij dhe një meditim mbi një faqe të Librit të Tij, e Ai të fut në mesin e të dashurve të Tij. Të furnizon me begati të madhe, e ujit zemrën tënde me shiun e mëshirës, ta pastron zemrën dhe e bën të shëndoshë. Zbret mbi ty faljen e Tij, të mbulon me kënaqësinë e Tij dhe të fut në mëshirën e Tij, duke të bërë të shijosh mirësinë e Tij. Atëherë gjen ëmbëlsinë e jetës, qetësinë e zemrës, prehjen e shpirtit, shërimin e plagëve dhe shëndetin e shpirtit.
Kush tjetër përveç Allahut të udhëzon kur humbet? Kush të shëron kur sëmuresh? Kush të ushqen kur ke uri? Kush të jep për të pirë kur etja të mundon? Kush të pasuron kur varfërohesh? Kush të jep siguri kur frikësohesh? Kush të ndihmon kur luftohesh? Kush kujdeset për ty kur ke nevojë? Kush të mëson kur nuk di? Kush të drejton kur devijon? Kush ta ndriçon rrugën kur hutohesh? Kush të përqafon me mëshirën e Tij kur ndihesh i humbur? Kush të bën shoqëri kur ndihesh i vetmuar? Kush ta shëron zemrën kur thyhet? Kush t'i bashkon copat e saj kur copëtohet? Kush të shëron kur sëmuresh? Kush do të të ringjallë pasi të kesh vdekur?
Jeto me një zemër që sheh mirësinë e fshehtë të Krijuesit të saj, se si vështirësitë, pas ngushticës, shndërrohen në lehtësi. Kjo tokë, megjithëse është lagur me lot, prapë lulezon. Edhe ky shpirt, megjithëse ka psherëtima, përsëri gëzohet.
Ai është Allahu, i Cili të ka sjellë çdo të mirë dhe ka larguar prej teje çdo të keqe. Askush nuk mund t'i kundërvihet gjykimit të Tij, ndërsa Ai u jep mbrojtje robërve të Tij. Ai nuk pyetet për atë që vepron, kurse ata do të pyeten. Ai është Madhështori, i Larti, i Madhi, i Vërteti, Dëgjuesi dhe Shikuesi.
Ai e largon pikëllimin, e zhduk brengën, e shëron dhimbjen, e fal robin për mëkatet që ka bërë dhe zbret mirësinë e Tij të pakufishme. Ai është Zotëruesi i bujarisë, mirësisë, dhuntisë dhe fisnikërisë.
Sa herë që nata e dhimbjes është zgjatur, pas saj ka ardhur agimi që shpërthen gëzimin në zemrat tona. Sa net kane kaluar zgjuar me sy të përlotur e zemër të trishtuar; por kur iu lut Atij që e di gjendjen e tij, kraharori iu zgjerua dhe zemra iu qetësua.
Ai është Allahu, që zbret shiun, rrjedh lumenjtë, lëviz anijet nëpër dete, e mbështjell ditën me natën dhe natën me ditën.
Ai është Allahu, që krijoi krijesat dhe e shtriu furnizimin. Ai e udhëzon foshnjën drejt gjirit të nënës sapo lind, e ringjall tokën pas vdekjes së saj me shiun e Tij, e lehtëson çështjen më të vështirë pasi është rënduar dhe e këput litarin e fatkeqësisë sado i fortë të jetë bërë.
Ai është Allahu, nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Tij. Ai e bën të lehtë atë që duket e pamundur, e frymëzon nxënësin me përgjigjen e saktë, e mbulon robin me mëshirën e Tij si dhuratë dhe mirësi, dhe ia shtyn afatin mëkatarit, që të pendohet e të kthehet tek Ai.
Ai krijoi gjithçka që gjendet në qiej e në tokë me fuqinë e Tij dhe çdo gjë e drejton sipas urtësisë së Tij. Tokën e forcoi me malet e palëvizshme dhe me Kuranin zbut zemrat e ngurta.
Ai është Allahu i Madh, Zoti i Arshit Madhështor, Krijuesi i qiejve dhe i tokës. Ai zbret ujin me të cilin ringjall tokën, bën të mbijnë kopshtet, dërgon vetëtimat, largon pengesat, hap dyert e mbyllura dhe është Zoti i lindjes e i perëndimit.
Ai krijoi tokën dhe qiellin, mbolli kopshte plot bukuri, vuri hënën në lëvizje, bëri të rrjedhin ujërat, dërgoi të dërguarit dhe e sqaroi rrugën e drejtë.
Dëgjo se çfarë thotë Mbreti i Madhëruar, ndërsa përmend mirësitë dhe begatitë e Tij në ajete që prekin zemrat:
??????? ?????? ????????????? ??????????? ????????? ????? ????? ??????????? ?????? ????????????? ????? ?????????? ????? ???????? ???? ????? ?????? ??? ??????????? ??????????? ????????? ????? ???????? ???? ???? ?????? ??????????? (60) ?????? ?????? ????????? ???????? ???????? ??????????? ?????????? ???????? ????? ????????? ???????? ?????? ????????????? ????????? ????????? ????? ???????? ???? ???????????? ??? ??????????? (61) ?????? ??????? ???????????? ????? ??????? ?????????? ????????? ?????????????? ?????????? ?????????? ????????? ????? ???????? ???????? ???? ???????????? (62) ?????? ??????????? ??? ????????? ???????? ??????????? ????? ???????? ?????????? ???????? ?????? ?????? ????????????? ????????? ????? ???????? ???????? ??????? ?????? ??????????? (63) ?????? ?????????? ????????? ????? ?????????? ????? ??????????? ????? ??????????? ???????????? ????????? ????? ???????? ???? ???????? ????????????? ??? ??????? ??????????
"A është Ai që krijoi qiejt dhe tokën dhe ju zbriti nga qielli ujë, me të cilin bëmë të mbijnë kopshte të bukura. A ka të adhuruar tjetër krahas Allahut?
A është Ai që e bëri tokën vendbanim, vendosi në të lumenj, e përforcoi me male.A ka të adhuruar tjetër krahas Allahut?.
A është Ai që i përgjigjet të dëshpëruarit kur e thërret dhe ia largon të keqen.
A ka të adhuruar tjetër krahas Allahut?
A është Ai që ju udhëzon në errësirat e tokës dhe të detit.A ka të adhuruar tjetër krahas Allahut?.
A është Ai që e fillon krijimin e pastaj e përsërit atë dhe ju furnizon nga qielli dhe toka.A ka të adhuruar tjetër krahas Allahut?" (En-Neml: 60–64)
Ky është Allahu. Këto janë mirësitë e Tij. Kjo është fuqia e Tij.
A ka të adhuruar tjetër krahas Allahut?
Askush nuk mund ta vlerësojë Madhështinë e Tij ashtu siç e meriton dhe askush nuk mund ta lavdërojë Atë me lavdërimin që i takon.
Dridhen gishtat, thahet boja, mendja mbetet e hutuar dhe buzët mpihen kur njeriu përpiqet ta lartësojë Atë. Edhe sikur detet të bëheshin bojë dhe të gjitha pemët lapsa që shkruajnë për Madhështinë, Krenarinë dhe Pushtetin e Tij, nuk do të arrinin as një pjesë të vogël të lavdërimit që Ai meriton.
Sepse Ai është Allahu, prandaj ne nuk do t'i frikësohemi të ardhmes sonë, nuk do të qajmë për të kaluarën tonë dhe nuk do të përtypim hidhërimin e së tashmes.
Sepse Ai është Allahu, makthet nuk do të na shqetësojnë, hijet e frikës nuk do të na sundojnë dhe nuk do të fundosemi në detet e errësirës.
Sepse Ai është Allahu, Atij do t'i drejtohemi me lutje, tek Ai do të mbështetemi dhe para Tij do të shpallim përulësinë dhe nevojën tonë.
Ai është Allahu, i Cili ta ka nënshtruar gjithë krijimin për dobinë tënde, të ka zbritur ndihmën e Tij, të ka përfshirë me kujdesin e Tij dhe të ka ruajtur me mbrojtjen e Tij.
Ai është Allahu, i Cili të udhëzoi ta njohësh Atë, të edukoi me edukimin e Tij, të mbuloi me mirësitë e Tij dhe të begatoi me dhuntitë e Tij.
Ai është Allahu, i Cili të bëri pjesë të umetit më të mirë. Mirësitë e Tij ndaj teje janë të panumërta. Ai është Zotëruesi i dhuntive dhe i mëshirës. I fal gabimet, i mbulon të metat dhe pranon pendimin.
Ai është Allahu, Zotëruesi i ndëshkimit të fortë. Ai e fillon krijimin dhe e rikthen atë. Ai është Falësi, Dashamirësi, Zotëruesi i Arshit të Lavdishëm, që vepron çfarë të dojë.
Si mund të dëshpërohesh kur Ai është Zotëruesi i gjithë fuqisë? Si mund të humbasësh shpresën kur Ai është Zotëruesi i bujarisë? Si mund të frikësohesh kur çdo çështje është në Dorën e Tij? Si mund të trembesh kur Ai është Sunduesi i Gjithëfuqishëm?
Sado e madhe të jetë sprova që të godet dhe sado të rrethohesh nga vështirësitë, përpiqu ta lutesh Allahun me përulësi dhe sinqeritet. Pastrohu me ujin e abdesit, ngrihu para Tij në orët e fundit të natës dhe kërkoje me zemër të penduar e me sy të përlotur.
Nuk do të kthehesh duarbosh, për sa kohë që ke istigfarin, përulësinë dhe kthimin e sinqertë tek Ai.
Nuk do të privohesh nga mirësia, për sa kohë që pret hapjen e Tij të madhe dhe ke besim të plotë në premtimin e Tij fisnik.
Nëse nata jote zgjatet, mos u mërzit kurrë! Ki besim te Zoti yt dhe shiko çfarë do të sjellë e nesërmja. Allahu do të hapë dyer e dyer të tjera.
Çdo njeri të cilit ia pranon gabimin tënd, zakonisht të bie vlera në sytë e tij. Ndërsa kur ia pranon gabimin Allahut, nuk pret prej Tij veçse mëshirë, bujari, falje dhe kënaqësi.
Në hadithin kudsij Allahu thotë:
"Robi Im e kuptoi se ai ka një Zot që fal mëkatin dhe ndëshkon për të; prandaj Unë ia fala atij."
? Çdokujt prej njerëzve që i ankohesh, me kalimin e kohës fillon t'i rëndojë ankesa jote, ngushtohet prej saj dhe ndoshta nuk i intereson më gjendja jote.
Ndërsa Allahu e dëgjon ankesën tënde, e di atë që fsheh në zemër, i përgjigjet thirrjes sate dhe kujdeset për ty.
Çdo njeri para të cilit qan, mund të të shohë me nënçmim ose të bjerë vlera jote në sytë e tij. Por kur qan mes duarve të Zotit tënd, Ai zbret mbi ty kënaqësinë e Tij, të nderon me faljen e Tij, ta lartëson pozitën tek Ai dhe ta madhëron çështjen tënde.
Mos u shqetëso për furnizimin, sepse Allahu është Er-Rrezzaku (Furnizuesi).
Mos u frikëso nga armiqtë, sepse Allahu është El-Kafij (Ai që mjafton).
Mos e humb shpresën për shkak të sëmundjes, sepse Allahu është Esh-Shafij (Shëruesi).
Mos u dëshpëro nga varfëria, sepse Allahu është El-Ganij (I Pasuri që nuk ka nevojë për askënd).
Mos u thyej nga plagët e jetës, sepse Allahu është El-Xhebbar (Ai që i ndreq zemrat e thyera dhe i rregullon gjërat).
Mos u anko nga errësira e rrugës së jetës?
Do të lindë drita, prandaj ki besim te Zoti yt, Ai që ndriçon lindjen dhe perëndimin, a mos vallë nuk është i aftë të ndriçojë edhe zemrën tënde?
Ai është Allahu që të udhëzoi në Islam, të bëri të kuptosh dispozitat e fesë, të largoi nga harami dhe të shëroi nga dyshimet.
Ai është Allahu që të ruan nga përpara e nga pas, nga e djathta e nga e majta, nga sipër e nga poshtë.
Ai është Allahu që mbuloi të metat e tua, që të mos përhapeshin mes njerëzve; të veshi me petkun e devotshmërisë, i cili është veshja më e mirë; të frymëzoi me vendimin e drejtë në çastet më të vështira dhe të bëri të fortë përballë fatkeqësive.
Ti nuk ke tjetër mbrojtës e as ndihmës përveç Tij. I Lartësuar qoftë! Ai i sheh të gjitha çështjet e tua. Nuk ka askënd të barabartë me Të, as të ngjashëm, as të përngjashëm, as rival.
Ai di fshehtësitë e çdo gjëje dhe atë që mbajnë kraharorët. Atij i takon sundimi dhe falënderimi, dhe Ai është i Fuqishëm mbi çdo send.
Çdo fitim i vërtetë është tek Ai.
Ai është burimi i çdo të mire.
Ai ka falje të pakufishme.
Ai është Zotëruesi i mirësisë së madhe.
Mos e kërko suksesin, ndërkohë që je larguar nga rruga e Tij? Si e kërkon shpëtimin, ndërkohë që nuk ia kërkon Atij? Nuk do të shpëtosh, edhe sikur të provosh një mijë rrugë.
Si e kërkon Xhenetin, kur nuk ke marrë mburojë nga dënimi i Tij?
Si e kërkon udhëzimin, ndërkohë që je i zhytur në humbje?
Drejtoju Atij me sinqeritet dhe pendim. Dorezohu me përulësi në pragun e mëshirës së Tij, duke shpresuar përgjigjen. Dije se dyert e Tij janë të hapura për çdo kërkues; Ai i afron të dashurit e Tij dhe u përgjigjet atyre që e kërkojnë.
H. Jusuf Gjevori